Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.10.2018 08:04

​E bardha, ngjyra e yjeve të Hollywoodit

| 12/01/2018 14:22

Pas Golden Globes mbrëmjen e së dielës ku të gjithë artistët u veshën me të zeza në shenjë solidarizimi me viktimat e e ngacmimit apo abuzimit seksual, e enjtja mbrëma solli një tjetër ngjyrë, të bardhën.

Në eventin “Critcs’ Choisë Aëards” që u mbajt në Santa Monica tek artistët dominoi veshja e bardhë, duke bërë që secila prej tyre të shkëlqente.

Bukuroshja, Angelina Jolie, në event zgjodhi një fustan të bardhë të gjatë të Ralph and Russo, duke i kombinuar me vathë dhe unazë diamanti.

Ajo çfarë bie në sy nga eventi është se të gjitha artistet kanë preferuar fustanet e gjatë dhe secila prej tyre i ka kombinuar me aksesorë të ndryshëm.


 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress