Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 07.12.2019 01:30

​Dua Lipa tregon si u tradhtua që në takimin e parë

Prishtinë | 11/11/2019 08:00

Dua Lipa, këngëtarja shqiptare me famë botërore, po shijon për momentin suksesin e këngës së saj të re, ‘Don’t start now’.

Pas kthimit të saj nga MTV Europe Music Awards ajo është ftuar në emisionin e mëngjesit “Kiss FM”, ku ka folur për suksesin e këngës së re dhe jo vetëm.

Moderatorja e programit e pyeti edhe për jetën personale dhe nëse i kujtohet takimi i parë dhe ajo ka përmendur një episod jo të këndshëm nga takimi i parë, i cili nuk ka qenë siç e ëndërron çdo vajzë.

“Në takimin e parë, ai më çoi në një festë dhe më pas shkuam në zonën ku tymosej. Aty pashë që po puthte një vajzë tjetër”, tregoi Dua pa përmendur emra.

“Kur e pashë thashë: Vërtet po ndodh kjo? Mendova ‘Ok’, po marr xhaketën dhe po iki”, është shprehur artistja e cila tani e kujton duke qeshur, por kur ndodhi u ndje vërtet e mërzitur, përcjell Vizion Plus.

Megjithatë, vitet kaluan dhe Dua u shndërrua në një yll të muzikës, e adhuruar nga çdo mashkull. Tani ajo është në krah të modelit Anwar Hadid.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress