Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.04.2019 09:15

​Djali më i trashë në botë tani ka një problem edhe më të madh- video

Xhakarta | 14/04/2019 18:00

Një djalë nga Indonezia, i cili u konsiderua si fëmija më i trashë në botë, kishte pasur probleme me lëvizjen dhe frymëmarrjen në moshën 10-vjeçare.

Kur ishte vetëm 11-vjeç kishte 192 kilogramë, ndërkohë kishte humbur 106 kilogramë, transmeton KosovaPress.

Pas humbjes së peshës, ai tani ka një problem me lëkurën e tepërt që duhet të hiqet përmes operacionit.

Megjithatë, Arya Permana thotë se shumë i lumtur, pasi sot mund të luajë futboll, të rri me miqtë dhe të lahet në lumë, ndërsa më herët nuk kishte mundur të bëjë asgjë.


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress