Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.01.2018 04:13

​Destinacionet më të mira klasike për pritjen e Vitit të Ri

Londër | 31/12/2017 20:54

Botuesi britanik Lonely Planet, i cili pothuajse pesë dekada ka lëshuar udhëzues të njohur turistikë në botë, ka bërë listën e destinacioneve më të mira klasike rreth botës, ideale për pritjen e Vitit të Ri.

Lista duket kështu:

1. Auckland, Zelanda e Re Ky është ndër vendet e para ku arrin Viti i Ri dhe vetë Auckland është i njohur edhe për spektakolare të zjarrit për festën e ndërrimit të motmotit. 

2. Edinburg, Skoci

Skocezët përfundimin e vitit e shënojnë me kremtimin e njohur si Hogmanay, i cili është i famshëm për paradën e madhe në rrugët e Edinburgut, ndërsa ditën e parë të Vitit të Ri ata lahen në det. 

3. Sydney, Australi

Sydney është i njohur për njërin nga fishekzjarrët më të mëdhenj të Vitit të Ri në botë, që mund të shihet dhe përjetohet më së miri nëse shihet nga një anije në ujë. 

4. Nju Jork, SHBA

"Molla e Madhe" është e njohur për topin e saj të famshëm, i cili lëshohet në Times Square që nga viti 1907, ndërsa ora numëron minutën e fundit të vitit. 

5. Rio de Janeiro, Brazil

Nuk ka destinacion më të mirë për pritjen e Vitit të Ri në plazh, dhe ahengu më i madh është në plazhin e famshëm Kopakaban. Edhe ajo është gjithashtu e njohur për fishekzjarrët e saj të paharrueshëm, transmeton KosovaPress.

 

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress