Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 22.10.2018 09:48

​Dëmtohet me çekan statuja e gruas me gjoks të zhveshur

Algjer | 09/10/2018 17:29

Një burrë me çekan dëmtoi statujën e një gruaje me gjoks të zhveshur, një simbol të qytetit algjerian Setif.

Drejtori i komunikacionit në Setif, Mohamed Topuiri, tha sot se një salafist, i cili aderon në islamizmin konservator, dëmtoi fytyrën, gjoksin dhe dorën e statujës, e cila përbën pjesën qendrore të fontanës, njoftoi AP.

Ministri i Kulturës Azasedine Mihoubi, i cili është nga Setif, shkroi në llogarinë e tij të Twitter se kryerësi i sulmit ishte arrestuar. Ai tha se ishte i njëjti njeri që kishte dëmtuar statujat edhe vitin e kaluar, transmeton KosovaPress.

Statuja është vepra e skulptorit francez Francis San Vidal dhe daton nga viti 1889.

Islamikët më herët dëmtuan statujën në vitin 1997, por ajo u riparua në Itali.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress