Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 22.05.2019 09:57

​Demoja e parë së këngës “Starman” të David Bowie shitet për 50 mijë funte

Londër | 13/03/2019 19:12

Demoja e "Starman" të David Bowie është shitur në ankand për 50.000 funte. Besohet se ky është regjistrimi i parë i këngës së njohur të David Bowie dhe demoja u shit në ankandin në Merseyside të Anglisë.

Çmimi fillestar në ankand ishte 10,000 funte dhe në xhirim është edhe një incizim i këngëve të Bowie "Moonagde Daydream" dhe "Hang Onto Yourself", raporton BBC.

Në xhirim mund të dëgjohet se si Bowie i thotë kitaristit Mike Ronson që të mos ndërpresin regjistrimin, pasi kënga është ende në zhvillim e sipër, transmeton KosovaPress. Ronson kasetën-demo ia dha  mikut dhe muzikantit Kevin Hutchinson, i cili dëgjoi regjistrimin dhe në kasetë shkroi "Testi i David Bowie" dhe e vuri në tavan.

Kënga më vonë u gjet në albumin e Bowie, “Ziggy Stardust” (1972), transmeton KosovaPress.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress