Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 19.06.2019 07:43

​Dashurisë i vjen fundi, ndahen Shayk dhe Cooper?

Los Anxhelos | 09/06/2019 21:40

Dashuria katërvjeçare midis Irina Shayk dhe Bradley Cooper ka mbaruar.

Problemet që dolën në marrëdhëniet e tyre arritën kulmin në muajt e fundit, por çifti disi arriti të krijojë një iluzion dhe shfaqjet e rralla të përbashkëta në publik vetëm mbajtën shkurtimisht lidhjen e tyre. Sipas tabloidit britanik "The Sun", modeli ka braktisur shtëpinë e tyre të përbashkët.

“Gjërat u ndërlikuan, dhe Bradley dhe Irina u ftohën në marrëdhënien e tyre. Marrëdhënia e tyre ka qenë në krizë për disa muaj, kështu që Irina vendosi se do të ishte më mirë për të gjithë të shkojë në shtëpinë e saj. Duke gjykuar nga gjithçka, duket se nuk ka tregues për pajtimin e tyre”, tha një burim, duke shtuar se çifti ende përpiqen të qëndrojnë në marrëdhënie të mira, kryesisht për shkak të vajzës së tyre Lee De Seine.

Pasi u panë në një shëtitje pa një unazë, mediat raportuan se lidhja mes tyre kishte mbaruar. Çifti filloi romancën e dashurisë në vitin 2015, por pas spekulimeve rreth dashurisë mes aktorit dhe këngëtares Lady Gaga, marrëdhënia me Shayk është bërë gjithnjë e më e dobët, transmeton KosovaPress.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress