Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 18.08.2018 10:18

​Chris Hemsworth serish në Thor

Los Anxhelos | 16/05/2018 17:44

Aktori i njohur ka bërë të ditur se do të vazhdojë të luajë në serinë e njohur Thor.

34-vjeçari është shprehur i bindur se do të reprizojë rolin e superheroit të Marvel në filmat e ardhshëm, pasi u zbulua se kontrata e tij do të vazhdojë pas Avengers 4, i cili lansohet në vitin 2019, transmeton KosovaPress.

Duke iu përgjigjur lajmit se 'Avengers: Infinity War' ka pasur një hapje të madhe në vikendin në Kinë, Chris ka falënderuar fansat në Instagram për vazhdimin e mbështetjes për karakteret e filmit të Marvel Universe.

“Ne do të vazhdojmë të përpiqemi t'i futim ato për ju, nëse na lejoni," ka shkruar ai.

Ndryshe, në janar, Chris pranoi se dëshiron të luajë serish në rolin e tij.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress