Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 20.11.2017 12:26

​Chris Brown paralajmëron albumin e ri

| 20/03/2017 17:46

Teksa fansat e muzikës po e konsumojnë prurjen e re të Drake, një tjetër artist ka vendosur të ndajë me të tjerët se edhe ai gjithashtu ka dicka nën mëngë.

Bazuar në një postim të tij në Twitter më 18 mars, Chris Brown, lajmëroj se ai ka gjatë rrugës një projekt të ri duke nënvizuar se tani projekti i ri i punës  “ Privacy”  është zyrtarisht në fazat e fundit dhe do të vijë dikur gjatë javës së ardhshme.

Marsi duket të jetë një muaj shumë produktiv bazuar në njoftimet që po vijnë. Breezy, i cili është gjithashtu duke u përgatitur për të goditur me këngëtarët si  50 Cent, O.T. Genasis dhe Kap G, ka ndarë lajmin se këtë fundjavë ai do të ketë muzikë të re për të ndihmuar edhe më tej turneun e tij  të quajtur “ Party Tour”. 

Ai më pastaj deklaroi se kjo verë do të jetë një festë për femrat.

"PRIVACY është e përzier dhe profesionale.  Vjen javën e ardhshme!.  Kjo verë është gjithçka rreth GRAVE! “ shkroi në Twiter këngëtari R & B.

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress