Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 24.07.2017 12:48

​Ç’bëjnë binjakët kur ikin prindërit

| 20/03/2017 15:38

Të kesh fëmijë është diçka e mrekullueshme, por edhe e lodhshme për prindërit. Të dyja këto dyfishohen nëse ke binjakë.

Për ta faktuar çifti nga New York Jonathan dhe Susana Balkin kanë postuar një video të filmuar nga kamera e vendosur në dhomën e binjakëve të tyre. 

Një video, e cila është shndërruar në virale pas postimit të saj në Facebook. 

Në të dallohen djemtë të cilët nuk i zë gjumi dhe “shkatërrojnë” dhomën e tyre disa herë derisa vendosin që është momenti për gjumë.

Kjo skenë edhe pse ka qenë e lodhshme për prindërit, kur kanë parë imazhet ata janë lumturuar edhe më shumë  pasi kanë parë djemtë e tyre të bashkëpunojnë mjaft mirë me njëri-tjetrin për të arritur qëllimet e tyre.

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress