Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 24.10.2019 02:59

​Burri sulmohet nga banda e majmunëve (VIDEO)

| 09/07/2019 10:52

​Një burrë është sulmuar nga një bandë majmunësh në rrugë. Ngjarja ka ndodhur në Indinë veriore.

Ai po kthehej në shtëpi kur majmunët iu sulën duke e hedhur në tokë.

Pamjet tregojnë momentin kur një majmun i hidhet sipër Nikunj Goyal, shitës temjani në qytetin e Vrindavan, Uttar Pradesh, dhe e hedh në tokë.

Më pas dy majmunë të tjerë kërcejnë mbi të dhe e kafshojnë. Ishte një fqinj me fshesë që i erdhi në ndihmë Nikunj.

Goyal pësoi kafshime dhe gërvishtje nga sulm, dhe u trajtua për tërbimin.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress