Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 25.01.2020 11:01

​Burrat sot kanë festë. Ja 10 më të bukurit( Foto)

| 19/11/2019 13:12

Cdo tetë Mars gratë gjejnë një arsye të fortë për të bërë pushim edhe festë. Por sot më 19 nëntor është dita Ndërkombëtare e burrave.

Kjo datë përputhet me datëlindjen e babait të Dr. Jerome Teelucksingh, një mjek nga Trindadi dhe Tobago, i cili e rifilloi festën për Ditën Ndërkombëtare të Burrave në vitin 1999.

Por cili është synimi dhe qëllimi i kësaj feste të Ditës së Burrave?Kjo festë bëhet me qëllim të rritjes së modeleve pozitive të burrave dhe rritjes së ndërgjegjes për çështjet e tyre.Këto përfshijnë tema të tilla si shëndeti mendor, mashkulloriteti, dhe parandalimi i vetëvrasjes së burrave.

Kjo ditë ndërkombëtare e burrave, përfshinë meshkujt që rrisin flokët dhe mjekrën e tyre në përpjekje për të nxitur biseda rreth shëndetit mendor të njerëzve, parandalimit të vetëvrasjeve, kancerit të prostatës dhe kancerit të testikujve.

"Dita Ndërkombëtare e Burrave është pjesë e një revolucioni global të dashurisë”, thotë Dr Teelucksingh. 

“Dita Ndërkombëtare e Burrave është hartuar për të promovuar modele pozitive në shoqëri dhe për të zhvilluar individë të shëndetshëm”, ka përfunduar ai.




Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress