Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 23.01.2020 07:30

​Brad Pitt qan për herë të parë 20 vjet pas ndarjes nga Angelina Jolie

Los Anxhelos | 05/12/2019 13:26

Gjatë tri vjetëve të kaluara jeta e Brad Pitt dukej si një skenar prej filmave të tij, me një martesë shkatërrimtare dhe alkoolizëm duke e ‘hedhur aktorin në fund të pusit’.

Por ai ka zbuluar dhimbjen e ndarjes nga Angelina Jolie në vitin 2016 dhe se beteja për kujdestarinë mbi gjashtë fëmijët e tyre e ka bërë shumë emocional, për herë të parë në dy dekada, transmeton KosovaPress.

"Unë jam i njohur si një njeri që nuk qan. Nuk kisha qarë për 20 vjet. Tani e gjej veten, në këtë fazë të fundit, shumë më të prekur nga fëmijët e mi, miqtë dhe lajmet. Vetëm i prekur. Nuk e di se ku do të çojë e gjithë kjo, por mendoj se është një shenjë e mirë," tha Pitt.

Ndërsa Brad dhe Angelina janë legalisht beqar që shtatë muaj, ata ende nuk kanë përfunduar betejën e tyre mbi kujdestarinë e fëmijëve.

Brad humbi kontaktet për një kohë me Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakët Knox dhe Vivienne, por ata tani janë përsëri në kontakt dhe ai e kaloi verën me ta.


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress