Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 18.08.2018 05:56

​Brad Pitt do të kalojë më shumë kohë me fëmijët e tij

Los Anxhelos | 13/06/2018 18:39

Angelina Jolie është urdhëruar nga gjykata të lejojë ish-bashkëshortin Brad Pitt të kalojë më shumë kohë me fëmijët e tyre.

Aktorja 43-vjeçare aktualisht ka një kujdestari kryesore mbi gjashtë fëmijët - Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakët nëntëvjeçarë Knox dhe Vivienne, të cilat i ka me ish-bashkëshortin Brad, por sipas dokumenteve të reja të gjykatës, ajo mund të humbë rregullin e kujdestarisë, transmeton KosovaPress.

Sipas The Blast, një gjyqtar në çështjen e divorcit të çiftit ka përcaktuar se fëmijët "nuk kanë një marrëdhënie me babanë e tyre dhe kjo është e dëmshme për ta" dhe tha se "është kritike që secili prej tyre ka një marrëdhënie të shëndoshë dhe të fortë me babanë dhe nënën e tyre".

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress