Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Martë, 21.01.2020 02:01

​Bota mban zi për yllin e ri: Aktorja ndërroi jetë në moshën 13-vjeç

Los Anxhelos | 11/11/2019 12:26

Ylli i ri i Broadway Lorel Grigs ka ndërruar jetë në moshën 13-vjeç nga komplikimet që lidhen me një sulm të astmës.

Aktorja ndërroi jetë tragjikisht më 5 nëntor nga një "sulm shumë serioz i astmës", sipas familjes së saj.

Ajo u transportua menjëherë në spital, por mjekët nuk arritën ta ringjallë atë, transmeton KosovaPress.

“Bota ka humbur princeshën e saj, e cila thjesht dëshironte që të gjithë të kenë një të ardhme të lumtur. Aktrimi i saj kishte qenë një ëndërr që nga fëmijëria, dhe ajo kishte plane të mëdha për të ardhmen”, tha për mediat David B. Ravlin, gjyshi i vajzës.

Vajza ka rreth dy vjet duke luftuar astmën. Edhe pse dukej sikur ajo po shkonte mirë muajt e fundit, babai i saj thotë se ai vazhdonte ta dërgonte vajzën e tij për kontrolle.

Laurel bëri debutimin e saj në Broadway në moshën 6-vjeç si Polly në ‘Cat Cat on a Roin Hot Tin’, me Scarlett Johensen. Që atëherë ajo ka bërë më shumë se 1000 paraqitje në Broadway.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress