Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 21.05.2019 03:40

​Biznesmeni vdes pas 12 orë transplantim të flokëve

| 15/03/2019 10:05

Një biznesmen indian ka ndërruar jetë pas një transplantimi të flokëve që ka zgjatur 12 orë në Mumbai.

Mediat lokale kanë raportuar se bëhet fjalë për 43-vjeçarin Shrawan Kumar Choudhary, i cili është dërguar me urgjencë në spital me probleme me frymëmarrje, pasi i ishte nënshtruar operimit në një klinikë private.

Ai ndërroi jetë të nesërmen prej alergjisë që kishte ndikuar në funksionin e disa organeve.

Biznesmeni kishte paguar 5,400 paund në klinikën në Chinchpokli në afërsi të Mumbait.     

Ai nuk iu kishte thënë familjarëve për transplantimin, ndërsa ndërhyrja kishte zgjatur 12 orë.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress