Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 11.12.2017 12:12

​Befasi e madhe, revista Time shpalli personalitetin e vitit

Prishtinë | 06/12/2017 17:14

Femrat nga grupi The Silence Breakers, të cilat në publik kanë ngritur problemin e ngacmimit seksual në botën e shou biznesit, janë shpallur personalitet i vitit 2017, sipas revistës Time.

Ato janë themeluese të lëvizjes #MeToo, kampanjë në rrjetet shoqërore me qëllim që publiku të kthejë vëmendjen kah keqtrajtimet seksuale në Hollywood.

Në mesin e tyre janë aktorja Ashley Judd, aktivistja  Tarana Burke, aktorja Selma Bler, politikania amerikane Sarah Gelser, këngëtarja Taylor Swift dhe aktorja Rose McGowan.  

Në rrethin më të ngushtë të kandidatëve për këtë çmim ishte biznesmeni amerikan Jeff Bezos, presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij kinez Xi jinping.  Revista Time personalitetin e vitit e zgjedh që nga viti 1927, transmeton KosovaPress.


 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress