Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 18.11.2019 05:59

​Bebe Rexha merr ofertën për bashkëpunim nga idhulli i saj

Prishtinë | 13/10/2019 21:31

Këngëtarja Bebe Rexha ka zbuluar një nga idhujt e saj.

Dhe jo vetëm. Ylli i muzikës pop ka paralajmëruar edhe një bashkëpunim me të.

Bëhet fjalë për këngëtaren e famshme Dolly Parton.

Në postim në Instagram Bebe dhe Dolly ndajnë mendimin e përbashkët për të sjellë një këngë.

“Po vdes. Ajo është një nga idhujt e mi. Shikojeni atë. Ajo është qëllimi im. Ndoshta një bashkëpunim?"-shkroi Rexha, në përshkrimin e një videomesazhi të Dollyt.

Në videomesazhin ndaj Bebes, Dolly shprehet: “Përshëndetje. Jam një fanse e jotja. Dhe shpresoj që një ditë të bëjmë bashkëpunim. Dikush më tha që edhe ti e do këtë gjë. Kjo më bën të lumtur”, përcjell Ora News.

Padyshim që nëse kënga realizohet do jetë një sukses.


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress