Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 06:19

​Angelina Jolie flet për të herë pas ndarjes nga Brad Pitt

Los Anxhelos | 07/10/2019 16:51

Deri më tani, Angelina Jolie nuk ka folur publikisht për arsyet e divorcit të saj tronditës me Brad Pitt, por së fundmi i tha revistës franceze Madame Figaro sa të vështirë e kishte që të kalonte gjatë gjithë procesit.

“Divorci ishte vërtet i ndërlikuar. Deri në fund të marrëdhënies sime me Brad, nuk mund ta njihja veten time, sikur të kisha humbur një pjesë të vetes ... u bëra më e vogël, e parëndësishme, megjithëse nuk e tregova”, tha aktorja, e cila u nda nga Pitt tre vjet më parë.

“Isha thellësisht e trishtuar, e lënduar, por nga ana tjetër ishte interesante të zhytësh veten në përulësi dhe një ndjenjë të parëndësisë”, shpjegoi aktorja 44-vjeçare, duke shtuar se ajo do t'ua kalonte mësimin gjashtë fëmijëve të saj - djemtë Medox, 18, Pax (15) dhe Knox (11) dhe vajzat Zaharu (14), Shiloh (13) dhe Vivien (11).

“Ky është thjeshtë një leksion që do t’ua përcjell fëmijëve të mi, ajo energji rinovuese që mund të na sjellë lumturi. Më duhej ta ri-zbuloja atë me disa çështje shëndetësore. Kur të kalojë e tëra, ti e kupton sa me fat je që jeni gjallë,” përfundoi aktorja, transmeton KosovaPress.

Nuk është sekret që Brad kaloi një vit në ‘alkoolik anonim’ pasi Angelina kërkoi  divorc.

"Unë shkova aq sa munda, kështu që hoqa privilegjin e pirjes së alkoolit," shpjegoi aktori në një intervistë për New York Times, duke shtuar se varësia e tij nga alkooli ishte një nga arsyet e prishjes së martesës së tij me Angelina.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress