Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 24.10.2017 12:42

​Angelina Jolie dhe Brad Pitt nuk divorcohen?

Los Anxhelos | 10/08/2017 14:21

Çifti bashkëshortor Jolie-Pitt tashmë është dashur të kryejë formalitetet e caktuara për ndarje. Por, pasi që ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë, miqtë e tyre konsiderojnë se deri te ndarja nuk do të vijë, transmeton KosovaPress.

Sipas mediave botërore, divorci i çiftit të njohur hollivudian nuk do të ndodhë. Edhe pse në shtator të vitit të kaluar ata paralajmëruan se nuk do të jenë më së bashku, duket se përfundimi i divorcit nuk do të ndodhë.

Në fakt, Angelina dhe Brad tashmë është dashur të zgjidhin disa gjëra në gjyq që kanë të bëjnë me divorcin formal, por asgjë nga kjo ata nuk kanë ndërmarrë, duke ngritur spekulime se çifti nuk do të ndahet.

“Asgjë nga ndarja. Ata nuk kanë ndërmarrë hapat e nevojshëm për t’i dhënë fund martesës”, ka thënë një burim i afërt me çiftin për US Weekly.

Arsyeja kryesore e kësaj kthese qëndron te ndryshimi i sjelljes së aktorit të njohur. Brad ka vendosur seriozisht t’i përkushtohet zgjidhjes së problemit me alkool dhe deri më tash është në rrugë të mirë.

Vendimi i tij ka befasuar Jolie, e cila sipas burimeve të afërta me çiftin, është e gatshme të pranojë Pitt nëse ai ndryshon me të vërtetë.

“Të gjithë janë të bindur se do të pajtohen”, ka thënë burimi. 


 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress