Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 21.09.2019 01:23

​Aktori i njohur shndërron fermën e tij në parajsë bletësh

Prishtinë | 08/09/2019 23:43

Në dekadat e fundit, fermerët dhe shkencëtarët kanë vërejtur një rënie dramatike në popullsinë e bletëve në botë.

Vetëm në SHBA, numri i kolonive të bletëve është ulur me 90 për qind që nga viti 1962.

Humbja e bletëve ndodh për shkak të ndryshimit të klimës, pesticideve dhe rënies së përgjithshme të vendbanimeve të tyre natyrore.

Por, ka njerëz që përpiqen t'i ruajnë në çdo mënyrë të mundshme dhe njëri prej tyre është aktori Morgan Freeman, transmeton KosovaPress.

Ai është duke u përpjekur të frenojë një rënie të popullatës së bletëve duke e shndërruar fermën e tij Misisipi në një parajsë bletësh.

Ai së pari u interesua për bletarinë më 2014 për shkak të zhdukjes masive të bletëve. Që atëherë, Morgan ka sjellë më shumë se 26 koshere nga Arkanzas në fermën e tij 124 hektarësh në Misisipi, të cilën e ka shndërruar në një parajsë bletësh me lule tërfili, magnolia dhe livando.

Bletët polenizojnë pjesën më të madhe të frutave, arra dhe perime që hamë, dhe pa këto insekte të jashtëzakonshme, njerëzit si një specie do të vinin në prag të zhdukjes.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress