Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 14.12.2017 01:12

​Akademia e OSCAR mbledhje urgjente për rastin Weinstein

| 12/10/2017 11:02

Nikoqirët e Oscarit do të mbajnë mbledhje emergjente ku do të diskutohet për rolin e ardhshëm të manjatit të filmit Harvey Weinstein pas akuzave për ngacmime seksuale.

Akademia e Arteve të Filmit dhe Shkencave tha se akuzat për sulmin seksual kundër Weinstein ishin "të pështira".

Bafta, Akademia Britanike e Filmit dhe Televizionit, tashmë ka pezulluar anëtarësimin e tij.

Weinstein fuqimisht i mohon akuzat.

Akademia e SHBA, e cila ka shpërblyer me 81 çmime Oscar  filmat e prodhuar nga studioja Miramax e Weinstein dhe kompania Weinstein, tha se do të takohet të shtunën për të diskutuar akuzat kundër Weinstein dhe veprimet e mëtutjeshme  nga akademia.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress