Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 15.11.2019 05:36

​A e dini cili është elementi më i rëndësishëm në një lidhje?

Prishtinë | 21/10/2019 07:50

Komunikimi shpesh cilësohet dhe si mënyra më e mirë për të pasur një marrëdhënie sa më të shëndetshme dhe larg problemeve.

Një çift mendon se përmes komunikimit janë në gjendje që të shuajnë dhe dilemat që kanë mes tyre por që në të vërtetë nuk është zgjidhja e duhur.

Pra, me pak fjalë besojnë se komunikimi është në të vërtetë shkaku i problemeve të tyre. Mirëpo, sipas studimeve të fundit rezulton se nuk është komunikimi çelësi i një marrëdhënieje të lumtur, përcjell vizion plus.

Gjëja më e rëndësishme në një marrëdhënie dhe për n jë çift është “kimia” që duhet të ekzistojë mes çiftit.

Komunikimi është i rëndësishëm, por nuk është gjithmonë gjëja më e rëndësishme. Kimia është ajo ndjenja që të lidh me dikë dhe ndonjëherë nuk duhen shumë fjalë për ta kuptuar njëri-tjetrin.

Ju mund të flisni me orë të tëra me një person, por nëse nuk ka ndjenjë dhe një lidhje të fortë mes jush, marrëdhënia nuk mund të funksionojë.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress