Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 07.12.2019 04:23

​A e dini çfarë bëjnë njerëzit e suksesshëm para gjumit

Prishtinë | 12/11/2019 08:17

Suksesi është një veti që secili nga ne e dëshiron në jetë, por shpesh ndodh që për arsye të ndryshme jo të gjithë të gëzojmë sa duhet për një gjë të tillë.

Gjatë rrugëtimit për të qenë një person i suksesshëm me raste duhet dhe të ndjekim disa nga parimet që na ndihmojnë në mënyra të ndryshme për të qenë persona që triumfojnë në rrugën profesionale.

Më poshtë do të njiheni me disa nga gjërat që bëjnë njerëzit e suksesshëm para se të flenë:

Relaksohen

Njerëzit e suksesshëm e dinë se nuk është koha për të punuar para gjumit. Para se të shtrihen të flenë çdo natë, ata e gjejnë një mënyrë për t’u relaksuar. Kjo mund të jetë një dush i ngrohtë, leximi i disa kapitujve të një libri të mirë apo përmes meditimit. Qetësimi i mendjes dhe trupit është esencial për gjumë të mirë, e kjo pastaj ndikon në produktivitet të nesërmen.

E planifikojnë të nesërmen

Shumica e njerëzve e kanë arritur suksesin për shkak se njihen për etikën e punës. Kjo përfshin të shkoni përtej orëve normale të punës. Njerëzit e suksesshëm e dinë se planifikimi i ditës së nesërme u mundëson të caktojnë synime të qarta dhe kanë më pak stres, përcjell Vizion Plus.

Lexojnë

Gjëja e fundit që shumica e njerëzve e bëjnë para gjumit është leximi. Bill Gates i lexon rreth 50 libra në vit, ndërkaq Mark Zuckerberg ishte përkushtuar ta lexonte një libër çdo dy javë në vitin 2015. Leximi ju mundëson të mësoni gjëra të reja, jua rritë përqendrimin dhe e promovon kreativitetin.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress