Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 21.03.2019 02:07

​5 këshilla si të kurseni para

| 16/03/2019 08:10

Të gjithë duan të kursejnë para, por kjo nuk është shumë e lehtë.

Edhe pse nuk ka një formulë të saktë, ka disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë që të kurseni para.

Më poshtë lexoni pesë prej tyre:

Kushtoni vëmendje se për çfarë po shpenzoni

Është shumë e rëndësishme të kuptoni se ku po shkojnë paratë tuaja. Për shembull, ju duhet të dini se ku i keni lënë paratë gjatë muajit të fundit. Kjo do t’ju ndihmojë të kuptoni nëse keni shpenzuar më shumë se sa duhet në gjëra jo shumë të rëndësishme dhe të reagoni duke i shkurtuar këto shpenzime.

Ndani nevojat nga dëshirat

Mos i ngatërroni gjërat për të cilat keni nevojë me ato që ju pëlqejnë. Për të dytat duhet të shpenzoni vetëm nëse jeni të sigurt që mund t’i përballoni.

Kujdes me borxhet

Njerëzit priren të marrin borxhe tek miqtë apo kredi, por duhet të keni kujdes. Nëse është e mundur shmangni borxhet apo kreditë për gjëra jo serioze. Rrezikoni të përfundoni në vorbullën e borxhit.

Bëni listë blerjeje

Planifikoni dhe hidhni në letër gjërat që keni nevojë të blini. Edhe nëse shkoni në market, bëjeni zakon që të shkoni me listë, në mënyrë që të mos përfundoni duke blerë gjëra që nuk ju nevojiten. Kur ta keni listën, respektojeni!

Krijoni shprehinë e kursimit

Një ide e mirë është llogaria e kursimit në bankë. Ju mund të lini një pjesë nga rroga juaj. Nisni me një shumë modeste dhe më pas sfidojeni veten duke e rritur shumën që e kaloni për kursim. Kështu do të krijoni shprehinë e kursimit.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress