Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 17.08.2019 04:28

​15 minuta prestigj: Si Hollywood kaloi në përmbajtjen e shkurtuar

| 14/05/2019 13:01

“State of the Union”, një shfaqje televizive, hapet në një bar, ku Tom (Chris O’Dowd) dhe Louise (Rosamund Pike) nxjerrin një axhendë për terapinë e tyre martesore që bazohet mbi pijen dhe devijimet me të tjerë.

Të dy përballen dhe shmangin gjendjen e martesës së tyre, para se skena të kalojë në derën e terapistit.

Kur flasim për skena, bëhet fjalë për një episod. Çdo pjesë e “State of the Union”, është i zhvilluar dhe i shkruar nga Nick Hornby për Sundance TV, dhe që zgjat vetëm 10 minuta – më pak se gjysma e gjatësisë së sitcomit standard dhe pak më shumë se një e dhjeta e episodit më të fundit të “Game of Thrones”. Shfaqja, me dy karakteret e saj kryesore kap pikun e kohës televizive në formë të shkurtër, i projektuar veçanërisht për të kaluar kohën e shkurtër në mes të ndalimeve të metrosë.

Megjithatë përmbajtja e shkurtër nuk është diçka e re, por “State of the Union” përfaqëson një prirje në rritje të formës së shkurtër “të lehtë”.

Edhe Netflix kohët e fundit debutoi dy seri me episode prej rreth 15 minutash.

Me fjalë të tjera, forma e shkurtër ka prestigj. Tani forma e shkurtër e përmbajtjes po merr shumë sponsor – mbështetja e studiove të mëdha, buxhetet e shërbimit streaming dhe talentet më të mira.

Dhe ndërsa lista e përmbajtjeve origjinale vazhdon të zgjerohet, TV me formë të shkruar e të shkurtuar mund të bëhet beteja më e diskutueshme për kompanitë e teknologjisë.

Shfaqjet si “State of the Union” tashmë kanë demonstruar se forma e shkurtër e shkruar mund të hapë formate dhe zëra të rinj në Televizion.

Për Sundance TV, e cila ka si shërbimin kabllor dhe atë streaming, cilësia e produktit të shkurtër justifikon rrezikun e gjetjes së shikuesve.

Sundance TV transmetoi çdo episod të ri të Shtetit të Unionit në mënyrë lineare, në orën 10:00 çdo natë, dhe i bëri ato të disponueshme për ritransmetim në orën 17:00.


Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress