Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 23.08.2019 02:13

​110,7 milionë dollarë për një pikturë të Monet

| 15/05/2019 16:04

Një pikturë e serisë ”Meules” (”Mullarët e kashtës”) e piktorit francez Claude Monet u ble të martën në Nju Jork për 110,7 milionë dollarë gjatë ankandit të organizuar nga shtëpia ‘’Sotheby’s’’.

Kjo shumë regjistron një rekord botëror për artistin. Çmimi përfshin komisionin dhe shpenzimet.

Kjo është hera e parë që një pikturë impresioniste kapërcen pragun simbolik të 100 milionë dollarëve.

Piktura e përmasave 72×92 është pjesë e një koleksioni të pikturuar nga Monet gjatë stinës së dimrit 1890-1891 në shtëpinë e tij në Giverny, Normandi.

Një vepër tjetër e serisë “Meules” u shit në nëntor të 2016 nga shtëpia Christie’s në Nju Jork për 81,4 milionë dollarë.

Ashtu si kjo kopje unike, piktura e shitur një ditë më parë paraqet një mullar me bar në perëndim të diellit.



Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress