Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 07.12.2019 01:32

​105-vjeçarja del nga fshati për herë të parë

Pekin | 30/10/2019 17:16

Një grua 105-vjeçare në Dulongxhian, në provincën Junan të Kinës, sapo ka realizuar ëndrrën për të udhëtuar jashtë fshatit e për të hipur në makinë.

Kjo iu mundësua falë një nisme të bashkive vendore kundër varfërisë.

Pu Ertai i përket një grupi shumë të vogël etnik në Kinë, të quajtur Dulong.

Dulongët jetojnë kryesisht në malet shumë të thella përgjatë luginës së lumit Dulongxhiang.

Ajo u lind  në vitin 1914, por nuk kishte udhëtuar asnjëherë jashtë fshatit pasi zona është shumë e thellë për rrugë dhe varfëria është shumë e lartë./tch

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress