Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 06:16

​10 qytetet e çliruara nga stresi

Londër | 05/10/2019 23:44

Kompania britanike Zipjet kreu një studim që renditi qytetet e botës bazuar në të dhëna të ndryshme për të gjetur qytetet më pak stresuese për jetën.

Në radhë të parë ishte qyteti gjerman Shtutgart - një vend ku jeta e përditshme rrjedh pa stres.

Për të arritur rezultatin përfundimtar, faktorët e mëposhtëm u ekzaminuan në 500 qytete në mbarë botën.

Qyteti: dendësia e popullsisë, hapësirat e gjelbra, trafiku, dielli, perceptimi i sigurisë, transporti publik.

Ndotja e mjedisit: ndotja e ajrit, ndotja e zhurmës.

Financat dhe papunësia: borxhi për kokë banori, sigurimet shoqërore, fuqia blerëse e familjes.

Popullsia: shëndeti mendor, shëndeti fizik, barazia gjinore.

Kjo është lista e 10 qyteteve të çliruara nga stresi

1. Shtutgart

2. Luksemburg

3. Hanover

4. Bernë

5. Munih

6. Bordo

7. Edinburg

8. Sidnej

9. Grac

10. Hamburg

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress