Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 14.12.2019 06:12

Zbulohet mozaiku Adem Jashari (Drejtpërdrejt)

Në nderim të 20-vjetorit të rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Prekaz po të bëhet zbulimi i mozaikut të Komandantit Legjendar, Adem Jashari i punuar me 200.000 gëzhoja fishekësh, ideator i të cilit është 27-vjeçari nga fshati Nekovc i komunës së Drenasit, Besart Gashi.

Besarti me këtë krijim synon që të njihet edhe jashtë Kosovës, e synimi i tij shkon deri tek libri i famshëm Guinness, në të cilin pritet që ky i fundit të thyejë rekordin me mozaikun që e ka formatin 5x5, ose 25 metra katror.

Fillimisht, artisti në fjalë, ka bërë punime nga druri, më të cilat është i njohur deri tani, por vitin e kaluar ka ndërtuar një mozaik mjaft të veçantë, me materialin e rrallë, gëzhojat e plumbave./KosovaPress/

Ngjarjet live në të kaluarën