Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.10.2018 08:03

Dorëzohen 200 kravata për kryeministrin Haradinaj (Drejtpërdrejt)

Sot mbahet një aksion simbolik ‘humanitar’ me moton "Kryeministër na po vim met ndihmu", ku njerëz ‘të vullnetit të mirë’ do të shkojnë t’i dërgojnë kravatat kryeministrit, i cili ia ka rritur pagën vetes qindpërqind, e që tani e merr 2950 euro.

Në një emision televiziv Haradinaj ka thënë se duhet të blejë këmisha dhe kravata dhe si kryeministër nuk mund të dal gjithqysh.

 Protesta  mbahet para Qeverisë së Kosovës, ku do t’i dërgohen kryeministrit më shumë se 200 kravata./KosovaPress/

Ngjarjet live në të kaluarën