Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 22.10.2018 02:36

Vazhdon seanca, shqyrtohet programi i Qeverisë (Drejtpërdrejt)

Kuvendi i Kosovës po vazhdon seancën plenare, ku pikë e vetme e rendit të ditës është shqyrtimi i programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021.

Përndryshe, programi i Qeverisë dje është prezantuar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili tha se është fokusuar në zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit dhe integrimet euro-atlantike.

Ky program është kritikuar nga opozita, e cila ka thënë se është kopje e punëve të pa kryera nga qeveritë e kaluara dhe që nuk specifikon se si do të zgjidhen çështjet që janë në të./KosovaPress/

Ngjarjet live në të kaluarën