Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 18.07.2019 02:06

Vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës (Drejtpërdrejt)

Po vazhdon punimet seanca e Kuvendit të Kosovës me shqyrtimin e pikave të rendit të ditës të pikave të mbetura nga seance e djeshme.

Sipas njoftimit janë të paraparë 15 pika, ndër to edhe interpelanca e

kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me reduktimet e ashpra të furnizimit me energji elektrike dhe situatën në sektorin e energjisë, interpelanca e kryeministrit, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej një milion euro për KOSTT-in për mbulimin e shpenzimeve të furnizimit me energji elektrike të katër komunave në veri të Kosovës, interpelanca e kryeministrit Haradinaj, sipas kërkesës së Grupi Parlamentar "Deputetët e Pavarur", në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes komerciale ndërmjet kompanisë "Contour Global" dhe Qeverisë së Kosovës për projektin e Termocentralit "Kosova e Re" të nënshkruar më 20 dhjetor 2017,si dhe interpelanca e Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës./KosovaPress/

Ngjarjet live në të kaluarën