Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 17.01.2018 11:46

Vazhdon seanca e Kuvendit (Drejtpërdrejt)

Kuvendi i Kosovës po vazhdon seancën plenare, ku ndër të tjera do të shqyrtohet raporti vjetor financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016 dhe raporti vjetor i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2016.

Gjatë kësaj seance do të diskutohet edhe rekomandimi i Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media për shkarkimin e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës dhe raporti vjetor për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në sektorin publik të Kosovës për vitin 2016.

Gjithashtu si pikë e rendit të ditës është formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb, formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit për Ankesa, zgjedhja e një anëtari të Komisionit të Pavarur të Mediave dhe zgjedhja e dy anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës./KosovaPress/

 

Ngjarjet live në të kaluarën