Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 23.04.2019 06:51

Vazhdimi i seancës së Kuvendit (Drejtpërdrejt)

Pas një pauze, deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur serish në sallën plenare, gjatë të cilës pritet votimi i mocionit të LDK-së për shkarkimin e zëvendëskryeministrit njëherësh ministrit të Diasporës dhe Investimeve Strategjike Dardan Gashi, pas gjuajtjes me armë në odën e Fatmir Limajt, ku po festohej për lirimin e tij nga akuzat për korrupsion.

Po ashtu, në seancën e sotme do të jetë votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr. 04/L-115 dhe Ligjin 05/L-080, shqyrtimi i parë i Projektligjit për Azil, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Standardizim, shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2016, shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2016, shqyrtimi i Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovës 2017-2026, zgjedhja e një kandidati për anëtar joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, zgjedhja e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit, propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në komisione parlamentare, propozimi për emërimin e tre anëtarëve në Komisonin për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, shqyrtimi i dytë të Projektligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme dhe  interpelanca e Kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për ta informuar Kuvendin në lidhje me gjuajtje me armë nga z. Dardan Gashi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike.

 

 

Ngjarjet live në të kaluarën