Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 23.04.2019 03:02

Seancë për epopenë e Dukagjinit (Drejtpërdrejt)

​Me rastin e 24 marsit “Epopesë së Dukagjinit”, që konsiston me 20 vjetorin e fillimit të luftës së UÇK-së, në Zonën Operative të Dukagjinit dhe 19 vjetorit të intervenimit të NATO-s, mbi caqet serbe, Komuna e Deçanit po mban seancë solemne.

Për ta shënuar këtë epope, aktivitetet kanë nisur më 22 mars dhe do të zgjasin deri më 24 mars.

Përveç tjerash, sot është paraparë të bëhen homazhe pranë shtatores dhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit”, në Gllogjan. Ndërsa, më 24 mars, duk filluar nga ora 12:00, do të mbahet manifestimi qendror “Epopeja e Dukagjinit”. /KosovaPress/

Ngjarjet live në të kaluarën