Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 23.04.2019 06:49

Seanca e Kuvendit, pritet interpelanca e Haradinajt (Drejtpërdrejt)

Kuvendi i Kosovës po mban seancë plenare, ku ndër të tjera është paraparë edhe interpelanca e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupi Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Në këtë seancë është paraparë të shqyrtohet edhe propozim-programi i punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2018, pastaj për herë të parë do të shqyrtohet edhe projekt-rregullorja e Kuvendit.

Gjithashtu do të shqyrtohet për herë të dytë edhe projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Presidentin e Republikës së Kosovës, por gjithashtu është paraparë edhe shqyrtimi i raportit të performancës së ndërmarrjeve publike për vitin 2015 dhe 2016./KosovaPress/

Ngjarjet live në të kaluarën