Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 18.07.2019 02:07

Seanca e Kuvendit (Drejtpërdrejt)

​Kuvendi i Kosovës po mban seancën e radhës, ku në rend të ditës janë 28 pika, ndër të cilat edhe dy interpelanca për kryeministrin Ramush Haradinaj.

Së pari, Haradinaj me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të LDK-së do të përgjigjet për gjendjen financiare në  Telekomin dhe Postën e Kosovës, pastaj sipas kërkesës së LDK-së, interpelancë ndaj Haradinajt do të ketë lidhur me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione.

Ndër pikat e paraparë, shumica e të cilave janë me rëndësi, është edhe shqyrtimi i projekt-platformës shtetërore për finalizimin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve, me të cilën Kuvendi do të shqyrtojë mandatin e Presidentit Hashim Thaçi në dialogun me Serbinë./KosovaPress/

Ngjarjet live në të kaluarën