Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 23.04.2019 02:59

Presidenti Thaçi merr pjesë në shënimin e 19-vjetorit të PK-së (Drejtpërdrejt)

Me rastin e përvjetorit të 19-të të themelimit të Policisë së Kosovës, sot do të mbahet ceremonia zyrtare për ta shënuar këtë ditë.

Për nder të kësaj dite janë ftuar të marrin pjesë personalitete të ndryshme, përfaqësues të lartë të institucioneve të Republikës së Kosovës, përfaqësues ndërkombëtarë në vendin tonë, drejtorë të policive të disa shteteve të ndryshme, si dhe familjarë të policëve.

Gjatë kësaj ceremonie do të bëhet gradimi i disa punonjësve të Policisë së Republikës së Kosovës,  si dhe ndarja e medaljeve dhe certifikatave për zyrtarët policorë që janë shquar për punën e tyre dhe rezultatet e arritura.

Ngjarjet live në të kaluarën