Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.01.2018 04:26

Oda e Afarizmit të Kosovës kremton një vjetorin e themelimit (Drejtpërdrejt)

​Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) bashkë me bizneset antëtare dhe partnerët, po kremton një vjetorin e themelimit.

Kjo kremtë do të mundësojë sjelljen e afaristëve nga e tërë Kosova dhe partnerëve kryesorë që kanë qenë krah në rrugëtimin drejt forcimit të pozicionit të bizneseve krahas sfidave me të cilat ndeshet sektori i biznesit në Kosovë.

Pjesë e kremtës do të jenë përfaqësues të bizneseve, institucioneve, zyrës së kryeministrit, ministrive, shoqërisë civile, partnerëve ndërkombëtarë dhe përfaqësues të komunave.Me këtë rast është paraparë të flas zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj, kryetar i Bordit në Odën e Afarizmit të Kosovës, Skender Krasniqi, si dhe profesor Bajram Berisha nga Universiteti i Prishtinës, i cili do të ndalet tek për bashkëpunimi në mes universitetit dhe bizneseve.                      

Po ashtu, do të bëhet edhe ndarja e certifikatave për bizneset anëtare të OAK-së.

Përndryshe, gjatë këtij viti OAK ka ngritur shumë çështje, duke u bërë zëri i bizneseve në Kosovë./KosovaPress/

Ngjarjet live në të kaluarën