Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 19.04.2018 11:21

Oda e Afarizmit diskuton për mineralet (Drejtpërdrejt)

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) po mban tryezën “Sektori minerar në Kosovë – Sukses apo Dështim?!”

Sipas OAK-ut, Synim i kësaj teme është vlerësimi dhe kuantifikimi i përfitimeve të krijuara nga industria minerare për ekonominë e vendit në tërësi, duke marrë parasysh pengesat, kufizimet teknike, zhvillimet në tregun ndërkombëtar të burimeve minerale, si dhe karakteristikat e vendburimeve minerale.

Në kuadër të kësaj tryeze pritet të diskutohet edhe për këto tema:

Ambienti Investues në Kosovë;

Pasuria Minerare në Kosovë;

Licencat;

Dështimet në sektorin minerar (raste të veçanta);

Pjesë e kësaj tryeze diskutimi do të jenë ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, Musa Shabani – kryetar i Bordit të KPMM,  Fidaim Sahiti – kryeshef në Agjencionin Gjeologjik të Kosovës si dhe Ahmet Zejnullahu nga Agjencia e Pyejeve të Kosovës.

Ngjarjet live në të kaluarën