Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 18.07.2019 02:09

Nis java globale e ndërmarrësisë (Drejtpërdrejt)

Nën organizimin e Qendrës së Inovacionit në Kosovë, edhe Kosova u bashkohet shteteve të tjera anembanë botës për të shënuar `Javën Globale e Ndërmarrësisë` e cila fillon zyrtarisht sot.

Ngjarja lansuese organizohet nga ICK dhe Oda Amerikane, ndërsa po mbahet në sallën plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Partnerëve dhe të ftuarve të tjerë do t'u drejtohen Uranik Begu, drejtor ekzekutiv i Innovation Centre Kosovo (ICK) dhe nikoqir i GEW për Kosovë, Kryeparlamentari Kadri Veseli, Kryeministri Ramush Haradinaj, e Ngarkuara me Detyrë në Ambasadën e SHBA në Kosovë Colleen Hyland dhe Arian Zeka, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane.

Ceremonia hapëse pasohet nga paneli “Zhvillimi i Qëndrueshëm i Ekosistemit të Ndërmarrësisë në Kosovë”, i cili zhvillohet po në ambientet e Kuvendit të Kosovës, në të cilin përveç organizatave e institucioneve partnere të GEW, marrin pjesë edhe ministri për Inovacion dhe Ndërmarrësi, Besim Beqaj, Ambasadorja e Suedisë, Karin Hernmarck Ahliny, Ambasadori i Norvegjisë, Per Strand Sjaastad dhe Ambasadori i Gjermanisë, Christian Heldt.

Ngjarjet live në të kaluarën