Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 17.07.2019 03:32

Kryesia e Kuvendit diskuton për demarkacionin (Drejtpërdrejt)

Kryesia e Kuvendit të Kosovës po mban mbledhje me shefat e grupeve parlamentare, ku ndër pikat e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Ndër pikat e rendit të ditës është edhe interpelanca e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP të Lidhjes Demokratike të Kosovës lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar.

Po ashtu, në rend dite është  edhe interpelanca tjetër e kryeministrit Haradinaj sipas kërkesës së deputetes, Albulena Haxhiu, në emër të GP të Lëvizjes Vetëvendosjes, e mbështetur edhe nga shtatë deputetë nënshkrues lidhur me vendimet e Qeverisë për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës dhe për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale.

Kryesia e Kuvendit do të bëjë edhe shqyrtimin e parë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të Huajt, shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtje nga rrezatimi dhe siguri bërthamore, shqyrtimi i parë i Projektligjit për Miniera dhe Minerale, etj./KosovaPress/

 

Ngjarjet live në të kaluarën