Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 20.09.2019 05:06

Komisioni për arsim diskuton për mosakreditimin e universiteteve

Komisioni për Arsim sot do të mblidhet sërish për të diskutuar lidhur me situatën e krijuar pas vendimit të Komisionit Shtetëror të Cilësisë.

Ditë më parë, mbledhja e këtij komisioni që kishte të njëjtën pikë në rend dite dështoi, kjo pasi shumica e anëtarëve nuk ishin të pranishëm dhe se ishte e pamundur të mbahej mbledhja.

Për mbledhjen e sotme, kryetari i këtij komisioni Ismajl Kurteshi njoftoi se është ftuar edhe ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi.

Ndryshe, vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë që të mos akreditojë për këtë vit tri universitetet publike, atë të Prizrenit, Mitrovicës dhe Pejës është pritur me kundërshtime dhe akuza./KosovaPress/

Ngjarjet live në të kaluarën