Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 23.04.2019 02:55

Haradinaj në interpelancë për çështjen Dehari (Drejtpërdrejt)

Interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, do të jetë njëra nga pikat e rendit të ditës së seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës.

Po ashtu ndër pikat e rendit të ditës që do të diskutohen nga ligjvënësit e Kuvendit të Kosovës do të jenë edhe shqyrtimi i Propozim-Programit të punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2018, shqyrtimi i parë i Projekt-Rregullores së Kuvendit.

Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për Projektin e Autostradës Kijevë-Zahaq, do të jetë pika e gjashtë e rendit të ditës.

Deputetët do të shqyrtojnë për herë të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës,  si dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror.

Ndër pikat e rendit të ditës janë edhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për infrastrukturën kritike, shqyrtimi i dytë i Projektligjit mbi masat doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, shqyrtimi i raportit të performancës së ndërmarrjeve publike për vitin 2015 dhe 2016, emërimi i dy  anëtarëve të Komisionin për verifikim dhe vendosje të pronave, si dhe emërimi i një anëtari të Komisionit për kërkesa pronësore. /KosovaPress/

 

Ngjarjet live në të kaluarën