Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 23.04.2019 06:53

Drejtpërdrejt nga konferenca rajonale kundër korrupsionit

Agjencia Kundër Korrupsionit hap punimet e konferencës rajonale kundër korrupsionit, sot me fillim në ora 09:30.

Në konferencën dyditore (4 dhe 5 tetor) marrin pjesë drejtues të institucioneve relevante nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Italia, Kroacia, Mali i Zi, Moldavia, Turqia, përfaqësues nga organizatat të specializuara ndërqeveritare në nivel rajonal dhe më gjerë (UNDOC, OECD, UNDP), ekspertë ndërkombëtarë nga sfera e parandalimit dhe luftimit të korrupsionit, si dhe përfaqësues të institucioneve vendore për rend dhe ligj, dhe të organizatave të shoqërisë civile.

Në hapjen e punimeve të konferencës do të marrin pjesë drejtues të institucioneve shtetërore dhe përfaqësues të korpusit diplomatik në Kosovë.

Konferenca rajonale kundër korrupsionit është e para këtij formati që organizohet në Kosovë dhe synon që të bëhet tradicionale përmes miratimit të një deklarate të përbashkët në përmbyllje të punimeve.

Ngjarjet live në të kaluarën