Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 25.03.2019 07:49

Drejtpërdrejt nga ceremonia për “Epopenë e UÇK-së”

Në kuadër të manifestimit të përgjithshëm për “Epopenë e UÇK-së”, Forca e Sigurisë së Kosovës po organizon ceremoninë për manifestim në kazermën e FSK-së “Adem Jashari” në Prishtinë.

Në pistën e kazermës “Adem Jashari”,  do të fillojë manifestimi me rreshtimin e kuadrateve të FSK-së. Të pranishëm do të jenë udhëheqja më e lartë shtetërore, përfaqësues të institucioneve,  familja Jashari, veteranë të UÇK-ës, mysafirë të lartë, qytetarë etj.

Me këtë rast fjalime rasti do të mbajnë presidenti Hashim Thaçi, ministri  për Forcën e Sigurisë së Kosovës Rrustem Berisha, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama  dhe një anëtar i familjes Jashari. /KosovaPress/

Ngjarjet live në të kaluarën