Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 18.08.2019 05:52

Aksioni i Demokracisë Studentore para Rektoratit (Drejtpërdrejt)

Demokracia Studentore në shenjë pakënaqësie me menaxhimin e Universitetit të Prishtinës do të organizojë sot një aksion para Rektoratit për të shpalosur, siç thuhet, të gjitha aferat e rektorit të UP-së Marian Dema.

“DS që një kohë të gjatë është duke i monitoruar proceset e menaxhimit të Universitetit të Prishtinës nga rektori Marian Dema, ku ka evidentuar shumë pa rregullsi që po i bëhen universitetit nga ky rektor, që ka filluar prej tenderit te pishat e deri tek avancimet e paligjshme. Ne si organizatë studentore për ta mbrojtur tempullin e dijes nga këto klane, do të organizojmë një aksion nesër prej orës 10:00 para rektoratit ku do t’i shpalosim të gjitha aferat e rektorit Dema”, thuhet në njoftim.

Ngjarjet live në të kaluarën