Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 14.11.2019 06:10

​Zyra e BE-së nis projektin për mbështetje të auditimit në Kosovë

Prishtinë | 08/11/2019 12:50

Ka nisur zbatimi i projektit të binjakëzimit në mes Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës dhe asaj të Polonisë, me qëllim që të mbështetjes së auditimit dhe rritjes së efikasitetit për t’u zbatuar rekomandimet e auditorit nga institucionet në Kosovë.

Projekti do të përbëhet nga komunikimi me qytetarët, parlamentin dhe palët e tjera të interesit, fuqizimin e kapaciteteve institucionale të ZKA-së dhe përditësimin e doracakëve të auditimit.

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani në një konferencë për media, tha se binjakëzimi jep mundësi që të avancohet në auditimin dhe përmes këtij procesi të ndihmohet Kosova në integrime evropiane.

Ndërsa, kryetari i Zyrës Supreme të Auditimit në Poloni, Marian Banas tha se ky projekt do të shërbejë për rritje të cilësisë në auditim dhe do t’i motivojë subjektet e kontrolluara që të zbatojnë rekomandimet e auditorëve.

Kurse, zëvendëse kryesuesja e bashkëpunimit të Zyrës së BE-së, Hilleb Francke pati fjalë të mira për Zyrën e Auditimit në Kosovë, teksa tha se kjo do të avancohet më shumë me këtë projekt.

Vlera e këtij projekti është rreth 700 mijë euro dhe pritet të realizohet brenda 18 muajve në mbështetje të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës, Zyrës Supreme të Auditimit të Republikës së Polonisë dhe Zyrës së BE-së në Kosovë./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress