Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 13.11.2019 04:17

​ZPS interesohet rreth funksionimit të zyrës për mbrojtje juridike

Prishtinë | 21/10/2019 14:54

Avokati Artan Qerkini, ka mohuar se Driton Lajçit është intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, për tre ditë me rradhë, por ka thënë se është marrë në pyetje vetëm me datën 17 tetor dhe atë për 2 orë.

Qerkini ka thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar është interesuar për funksionimin e Zyrës për mbrojtje juridike për personat potencialisht të akuzuar.

Sipas tij, Lajçi ka dhënë deklaratë në këtë drejtim, duke sqaruar funksionin e tij dhe të Zyrës.

”ZPS-së i është bërë me dije se themelimi i Zyrës gjen mbështetje në Ligjin për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të personave Potencialisht të Akuzuar, i cili është aprovuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës”, ka thënë ai./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress